Please enter at least 3 characters.

Haradinaj për vdekjen e oficerit të policisë: Bedriu një luftëtar trim i UÇK-së i shërbeu me nder dhe dinjitet atdheut                                                                             

2019/03/Ramush-Haradinaj-13-shtator-foto-Ridvan-Slivova-6-780x439.jpg

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se është pikëllues lajmi për vdekjen e hershmë të oficerit të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Bedri Rexhaj.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Bedriu ishte një luftëtar trim i UÇK-së i cili i shërbeu me nder dhe dinjitet atdheut.

"Pikëllues lajmi për vdekjen e hershme të oficerit të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Bedri Rexhaj i njohur si Galani. Bedriu, si një luftëtar trim i UÇK-së i shërbeu kurdoherë me nder dhe dinjitet atdheut dhe e nderoi uniformën e shtetit me shërbimin e tij. U prehsh në paqe, Bedri", ka shkruar ai./Telergafi/