Please enter at least 3 characters.

Haradinaj për Adem Demaçin: Gjysmë jete prapa grilave ai mbeti po i njëjti, sypatrembur e i drejtpërdrejt

2023/01/Ramush-Haradinaj-Konference-AAK-foto-Ridvan-Slivova-1-e1693946183401.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dhe nderuar kolosin e lëvizjës së shqiptarëve, Adem Demaçin me rastin e ditëlindjes së tij.

Haradinaj ka thënë se Adem Demaçin nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe.

"Nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe. Gjysmë jete prapa grilave, ai mbeti po i njëjti Adem, sypatrembur e i drejtpërdrejt", ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt: Kujtojmë e nderojmë në ditëlindjen e tij, kolosin e lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi, Adem Demaçin.Atëherë kur shumëkush ishte dorëzuar, baca Adem ishte më këmbëngulës se kurrë në të drejtën tonë të mohuar.Nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe. Gjysmë jete prapa grilave, ai mbeti po i njëjti Adem; sypatrembur e i drejtpërdrejt.Mirënjohës përgjithmonë rrugëtimit të tij jetësor në shërbim të Atdheut! /Telegrafi/