Please enter at least 3 characters.

Haradinaj nuk tregon nëse i ka numrat për formimin e Qeverisë

2017/06/ramush-haradinaj-n-euml-kujtim-t-euml-adrian-krasniqit_hd-1.jpg

Procesit të regjistrimit për deputet sot iu nënshtrua edhe Ramush Haradinaj.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN-i nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse i ka numrat për formimin e Qeverisë.

Duke u përgjigjur në këtë pyetje Haradinaj tha se Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë, ndërsa sipas tij e rëndësishme është që është caktuar data e mbajtjes së seancës konstituive.

Haradinaj beson se nuk do të ketë shtyrje për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Ramush Haradinaj ka dal i dyti me vota si kandidat i koalicionit me PDK-në dhe Nismën për Kosovën. Ky koalicion ka fituar 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës./KP/