Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Nuk do të rrimë duarkryq veç duke u ankuar

2017/06/haradinaj2.jpg

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë në Klinë se Kosova do të ecë vetëm përpara dhe se pasuritë e kësaj toke do t’i kthejnë në zhvillim ekonomik dhe punësim.“Nuk ka më veç me u ankuar, Kosova do të ecë përpara!Klina është njëra prej shumë komunave që meriton përkrahjen e vërtetë të shtetit.Ndjehem keq që asnjë qeveri, deri më sot, nuk e ka bërë të duhurën për këtë vend që, njëkohësisht, lidh dy prej regjioneve më të rëndësishme të Kosovës, Dukagjinin dhe Drenicën.Nuk mund të rrijmë duarkryq e të mbesim vetëm duke u ankuar. Do të marrim vendime të mëdha për vendin dhe qytetarët tanë.Kosova do të ecë vetëm përpara!Pasuritë e kësaj toke do t’i kthejmë në zhvillim ekonomik dhe punësim.Me 11 qershor, vendosni për tu bashkuar për shtetin, zhvillimin, punësimin dhe mirëqenien e qytetarëve të vendit”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/