Haradinaj merr mbështetje të madhe në Drenas
50:"Wednesday, Oct. 2, 2019, (AP Photo/=043011000875=)
2:"AP
02/10/2019
Koalicioni AAK-PSD ka mbajtur tubimin qendror në Drenas.
Sipas njoftimit për media përkundër se Drenasi njihej si bastion i PDK-së, ku koalicion ka arritur të mbledhë një numër të madh qytetarësh nga kjo në tubim.
Naim Bazaj, i cili ishte pjesë e PDK-së për disa vite, tash është krah Ramush Haradinajt, dhe kërkon votën e qytetarëve të Drenasit për ta bërë kryeministër Haradinajn.
Bazaj ka një mbështetje të madhe në këtë anë.
Kur ka dalë në foltore, ai është brohoritur fuqishëm nga bashkëqytetarët e tij./Telegrafi/


