Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Me Shqipërinë ecim bashkë si komb drejt integrimeve euro-atlantike

2023/02/330827480_2147265878791646_3694699983774102066_n.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane nga Kuvendi i Shqipërisë.

Haradinaj në përvjetorin e 15-të të pavarësisë, ka shprehur mirënjohjen për kontributin e Shqipërisë për Kosovën.

"Në vigjilje të përvjetorit të 15-të të pavarësisë, prita në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian nga Kuvendi i Shqipërisë, kryesuar nga Jorida Tabaku. Pata kënaqësinë të pranoj urimet në këtë përvjetor të pavarësisë si dhe shpreha mirënjohjen time për kontributin e shtetit shqiptar për Kosovën", ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se do të ecim bashkë si komb drejt integrimeve euro- atlantike.

"Në takim shpreha edhe njëherë përcaktimin tonë për thellimin e bashkëpunimit që të ecim bashkë si komb drejt integrimeve euro-atlantike!", ka përfunduar Haradinaj. /Telegrafi/