Please enter at least 3 characters.

Haradinaj me bashkëpunëtorë viziton familjen e të riut që humbi jetën në Prishtinë

2024/02/428659273_956226982535317_4700617544896822303_n.jpg

Sot, deçanasit po përjetojnë një ditë të trishtë për vdekjen tragjike të të riut Shkumbin Hebibajt.

Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë sot qëndroi në shtëpinë e Hebibajve për të shprehur ngushëllime dhe solidaritet në këtë moment të vështirë.

I pari i AAK-së poashtu qëndroi te një tjetër familje, familja Luma, që po përballen me dhimbjen e humbjes së familjares së tyre të Shkendijës.

Gjithashtu, sot u zhvillua edhe ceremonia e lamtumires për Gani Komonin, një figurë e respektuar në komunitet për kontributin e tij dhe vlerat njerëzore të larta,ku Haradinaj poashtu ishte i pranishëm./Telegrafi/