Please enter at least 3 characters.

Haradinaj kujton viktimat e masakrave në Rezallë dhe Llovcë

2016/05/28-rastet-e-rezalles-se-skenderajt-arkivolet-foto-xhemail-sllovinja-9-e1464170129743.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kujtuar masakrën e Rezallës dhe në Llovcë të Gjilanit, ka thënë se familje të tëra humbën më të dashurit, një numër i madh i të cilëve ende janë të pagjetur e eshtrat e tyre nuk pushojnë në atdhe.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se prilli i përgjakshëm i vitit 1999, ishte vendimtar për ardhmërinë dhe lirinë tonë.

Postimi i plotë i Haradnajt:

“Prilli i përgjakshëm i vitit 1999, ishte vendimtar për ardhmërinë dhe lirinë tonë.Sot kujtojmë jetët e pafajshme që u humbën 21 vite më parë në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit.
Familje të tëra humbën më të dashurit, një numër i madh i të cilëve ende janë të pagjetur e eshtrat e tyre nuk pushojnë në Atdhe.
Shumë dhembje përjetuam si popull. Por, ky ishte çmimi i lartë që paguam për liri.
Ne jemi krenarë për të kaluarën, falënderues për kontributin e secilit, respektues për gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve.
Lavdi të rënëve për liri!, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/