Please enter at least 3 characters.

Haradinaj kujton heroin Ilaz Kodra në 21 vjetorin e rënies

2019/07/Ramush-Haradinaj-konference-foto-ridvan-slivova-3-e1468912518236-1.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin Ilaz Kodra në 21 vjetorin e rënies.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Ilaz Kodra është shembulli i luftëtarit shqiptar, tek i cili gjen heshtjen e burrave të mëdhenj e të dijshëm.

“Ilaz Kodra është shembulli i luftëtarit shqiptar, tek i cili gjen heshtjen e burrave të mëdhenj e të dijshëm, trimërinë e atyre që nuk i ka provuar askush, që nuk ka mundur t’i lëkund. Krenar me veprën e komandantit Ilaz Kodra. Krenar me 29 bashkëluftëtarë e tij që ranë këtë ditë. Krenar me gjithë ata breza luftëtarësh që nderuan Drenicën, që nderuan Kosovën, që nderuan kombin”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/