Please enter at least 3 characters.

Haradinaj kujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Janë themel i Kosovës së lirë

2022/06/konference-AAK-Ramush-Haradinaj-e-Diellza-Kukaj-foto-Ridvan-Slivova-7-e1655213914870.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar sot Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 24-vjetorin e rënies.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Fehmiu e Xheva ishin sinonim i qëndresës, fuqisë e motivimit të UÇK-së.

“Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, ishin sinonim i qëndresës, fuqisë dhe motivimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përjetësisht mirënjohje e nderim”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/