Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Ilaz Kodra ra heroikisht për t’u ringritur atdheu i lirë

2019/04/58647138_1155881047869641_3709663051415289856_n.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorin Ilaz Kodra në 20 vjetorin e rënies së tij.

Haradinaj në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Kodra ra heroikisht për t’u ringritur atdheu i lirë.

"Ilaz Kodra, u fliju 20-vjet më parë, për ta shkruar një faqe të lavdishme të historisë sonë. Ai ra heroikisht për t’u ringritur atdheu i lirë dhe do të jetojë përjetësisht mes popullit të tij. Lavdi komandantit Ilaz Kodra dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij", ka shkruar në Facebook, Ramush Haradinaj./Telegrafi/