Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: I trishtë lajmi për vdekjen e Fadil Vokrrit

2018/06/haradinaj-vokrri.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ndihet tejet i trishtuar për vdekjen e hershme të Vokrrit. Kryeminstri e quan Vokrrin si motivues të madh dhe fitues në të gjitha betejat.“I trishtë lajmi për vdekjen e hershme të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, i cili tërë jetën e shkriu, që t’i japë emër atdheut të tij, të cilin aq shumë e deshti dhe i qëndroi besnik deri në frymën e fundit.Fadili ishte motivues i madh yni që na dha zemër për të dalë fitues nga të gjitha betejat!Fadili kurdoherë ishte figura qendrore në fushën e blertë duke u sjellë bashkëqytetarëve buzëqeshje e gëzim edhe në kohërat më të rënda, kur pesha e dhunës peshonte mbi ta.Ai u bë frymëzim për shumë breza sportistësh të Kosovës dhe ikonë e futbollit, jo vetëm në Kosovë, që nga vitet ’80, duke e fituar betejën e fundit, anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.Dritë të pastë shpirti, Fadil!Ngushëllime familjes Vokrri, FFK-së dhe të gjithë sportistëve.Ngushëllime Kosovë!” shkruan Haradinaj.