Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Demonstrata e 81-it, epokë vendimtare në historinë e Kosovës

2019/01/Ramush-haradinaj-konference-29-Janar-foto-Ridvan-Slivova-1-e1557305361535.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar demonstratat e marsit të vitit 1981.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se më 11 mars 1981, mijëra studentë zgjodhën rrugën e paqes për ta kundërshtuar shtypjen dhe pabarazinë.

"Demonstrata e 11 marsit ‘81 shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës. Mijëra studentë zgjodhën rrugën e paqes për ta kundërshtuar shtypjen dhe pabarazinë.

Në përvjetorin e demonstratave studentore, kujtojmë të gjithë ata që guxuan të kërkonin atë që iu takonte, të drejtën e tyre, dhe që i dolën zot këtij vendi, në rrugën drejt çlirimit", ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/