Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Avokati i Popullit të hetojë rastin e Sylejman Selimit

2017/04/Daut-Haradinaj-Komisioni-per-PB-Siguri-dhe-Mbikeqyrjen-e-Forces-se-Sigurise-foto-ridvan-slivova-01-e1492770864549.jpg
14:"Ridvan Slivova

Deputetët kanë kërkuar nga Avokati i Popullit që të nisë hetimet për shkeljet e mundshme në procesin gjyqësor ndaj ish-komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Sylejman Selimit.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se kanë dashur të iniciojnë një debat mbi të gjeturat dhe supozimet që i ka mbrojtja për shkeljet lidhur me rastin e Sylejman Selimit, por pasi u tha se mund të konsiderohet ndikim në drejtësi, Haradinaj kërkoi nga Avokati i Popullit që ta hetojë këtë rast.

“Unë e kam një thirrje publike për Avokatin e Popullit për të shkuar dhe trajtuar këtë rast, sepse Avokati i Popullit është i zgjedhur nga Kuvendi për të shikuar a ka apo nuk ka shkelje dhe e dyta që dua ta ngrisë si shqetësim është rasti i Komisionit qeveritar për vlerësimin e invalidëve të luftës, më saktësisht e kemi parë edhe për media një ushtarë i plagosur në kufirin shqiptaro-shqiptar, ku e ka plumbin anë përtej dhe i refuzohet invaliditeti, pra thirrja ime është për ministrin, qeverinë dhe komisionin që t’i trajtojnë me kujdes këto kategori sepse janë shumë të ndjeshme”, tha ai.