Please enter at least 3 characters.

Hapet thirrja për aplikim për bashkëfinancimin e projekteve nëpër komuna

2024/02/Screenshot_20-6.jpg

Është hapur thirrja për aplikim për bashkëfinancimin e projekteve nëpër komuna.

Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ai njoftoi se afati i dorëzimit është deri më 29 shkurt të këtij viti.

“Kërkesat do të shqyrtohen në pjesën e parë të muajit mars. Në pjesën e dytë të muajit mars do të nënshkruhen memorandumet”.

“Në fillim të muajit prill do të dërgohen për miratim në Qeveri të Kosovës”, ka thënë Aliu.