Please enter at least 3 characters.

Hapet kuzhina popullore në Prishtinë për qytetarët në nevojë

2018/12/48429554_387694475371974_6176444240466280448_n.jpg

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se nga sot, ka filluar të punojë kuzhina popullore për qytetarët në nevojë, e cila do të ofrojë ushqim çdo mbrëmje.

“Sot fillojmë me kuzhinën popullore - për qytetarët në nevojë.

Çdo mbrëmje për të ndihmuar. Më shumë solidaritet, barazi e mirëqenie. Falënderojmë të gjithë ata që po ndihmojnë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.