Please enter at least 3 characters.

HAPËSIRAT E ZBRAZËTA (ÇFARË DUHET TË BËJMË TASH?)

Pamje nga turneu "The Wall" i viteve 1980-1981 (Pink Floyd)

Nga: Roger Waters [Pink Floyd, pjesa e parë nga albumi The Wall (1979), pjesa e dytë nga filmi The Wall (1982)]
Përkthimi: Agron Shala

Çfarë duhet të përdorim
Për të mbushur hapësirat
E zbrazëta
Ku dallgët e urisë ulërijnë?
A duhet të lundrojmë nëpër këtë det fytyrash
Në kërkim të gjithnjë e më shumë duartrokitjeve?

A duhet të blejmë një kitarë të re?
A duhet të ngasim një makinë më të fuqishme?
A duhet të punojmë gjithë natën pa pushim?
A duhet të përfshihemi në sherre?
T’i lëmë dritat ndezur?
Të hedhim bomba?
Të bëjmë turne në Lindje?
Të marrim sëmundje?
Të varrosim eshtra?
Të shkatërrojmë familje?
Të dërgojmë lule me telefon?
Të jepemi pas pijes?
Të shkojmë te psikiatrit?
Të heqim dorë nga mishi?
Të flemë rrallë?
T’i mbajmë njerëzit si kafshë shtëpiake?
Të stërvitim qen?
Të bëjmë gara me minj?
Të mbushim tavanin me para?
Të varrosim thesare?
Të grumbullojmë kohë të lirë?
Por të mos çlodhemi kurrë
Me shpinën për muri