Please enter at least 3 characters.

Handikos Gjakovë pranon donacion të pajisjeve ndihmëse nga Spitali “Isa Grezda”

Handikos Gjakovë ka pranuar një donacion të rëndësishëm të pajisjeve ndihmëse dhe mjeteve ortopedike nga Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.

Ky kontribut vlerësohet si shembull i bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet institucioneve lokale dhe përkushtimit të përbashkët për ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët me nevoja të veçanta, përcjell Telegrafi.




Nga Handikos kanë shprehur mirënjohje ndaj drejtorit të spitalit, Hilmi Shala, dhe stafit profesional për angazhimin, përkujdesjen dhe korrektësinë në dorëzimin e pajisjeve.

Sipas organizatës, ky akt human e profesional tregon se bashkëpunimi dhe solidariteti janë çelësi i suksesit në mbështetje të komunitetit.

Ky donacion do të ndihmojë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe lëvizshmërisë për shumë përfitues në komunën e Gjakovës. /Telegrafi/