Please enter at least 3 characters.

Handanovic me fjalë të mëdha për paraqitjen e Etrit Berishës

2022/03/GetPaidStock.com-622ef2146afe3.jpg
413:"March 13, 2022, Turin, Italy: Etrit Berisha of Torino Fc during the Italian Serie A, football match between Torino FC and Internazionale Milano, on 13 of March 2022 at Stadio Olimpico Grande Torino, in Torino, Italy. Photo Nderim KACELI. italian soccer Serie A match - Torino FC vs Inter - FC Internazionale, Turin, Italy PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY - ZUMAl164 20220313_zsa_l164_821 Copyright: xNderimxKacelix
16:"IMAGO/ZUMA Press

Interi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Torino.

Kampioni në fuqi i Italisë ka bërë një hap fals në luftën për titull të kampionit duke mos arritur tri pikët nga ky udhëtim i vështirë.

Por ishte portieri shqiptar Etrit Berisha që ia bëri të pamundur fitoren Interit, pasi prishtinasi bëri pritje të jashtëzakonshme në këtë sfidë.

Pas ndeshjes edhe homologu i Berishës, kapiteni i Interit, Samir Handanovic ka lavdëruar paraqitjen e reprezentuesit shqiptar.

"E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, provuam të ndryshonim diçka në këtë ndeshje duke luajtur me topa të gjatë".

"Kishim rastet tona, por një bravo e madhe edhe për Berishën që bëri pritje të shumta dhe fantastike", deklaroi Handanovic.

Për Berishën ndeshja ndaj Interit ishte e dyta këtë edicion në Serie A me fanellën e Torinos, por falë paraqitjeve fantastike të tij vështirë se serbi Savic do të mund të rikthehet më si titullar te Torino. /Telegrafi/