Please enter at least 3 characters.

Hamilton niset i pari në Monako

2019/05/LewsiHamiltonMonaco-2.jpg
274:"MONTE-CARLO, MONACO - MAY 25: Pole position qualifier Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP celebrates in parc ferme during qualifying for the F1 Grand Prix of Monaco at Circuit de Monaco on May 25, 2019 in Monte-Carlo, Monaco. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)
12:"Getty Images

Mercedesi vijon dominimin e tij në Formula 1. Lewis Hamilton fitoi 'pole position' në garën për Çmimin e Madh të Monakos duke e përshkuar pistën me kohën fantastike 1 minutë 10 sekonda e 156 të mijtat.

Piloti britanik dha maksimumin e tij në sesionin e fundit të provave kualifikuese të kësaj ndalese duke e çuar në 85 numrin e 'pole position' të fituar në karrierë deri tani.

(Nga e majta) Valtteri Bottas, Lewis Hamilton dhe Max Verstappen (Foto: Will Taylor-Medhurst/Getty Images/Guliver)

Padyshim, në vendin e dytë u pozicionua piloti tjetër i Mercedes, Valtteri Bottas, me vetëm 86 të mijtat më shumë se kampioni i botës në fuqi.

Ndërsa vendi i tretë ishte për pilotin e Red Bullit, holandezin Max Verstappen - transmeton Top Channel.

Ferrari zhgënjeu edhe këtë radhë dhe rezultati më i mirë i 'kokëkuqes' në këto prova zyrtare ishte vendi i katërt i Sebastian Vettel, ndërsa Charles Leclerc, i cili ishte para publikut të tij, do të niset nga vendi i 16 për shkak të strategjisë krejtësisht të gabuar të skuadrës së Ferrarit.