Please enter at least 3 characters.

Hamilton fiton në Japoni, dështon Ferrari

2018/10/LewsiHamiltonJaponi.jpg
334:"SUZUKA, JAPAN - OCTOBER 07: Race winner Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP and second placed Valtteri Bottas of Finland and Mercedes GP celebrate with their team representative on the podium during the Formula One Grand Prix of Japan at Suzuka Circuit on October 7, 2018 in Suzuka. (Photo by Mark Thompson/Getty Images)
12:"Getty Images

Fitorja e nënte sezonale do e lejojë britanikun Lewis Hamilton që të prezantohet në Austin, në garën e ardhshme të Botërorit të Formula 1, me mundësinë matematike që të fitojë titullin kampion.

Piloti i Mercedesit i la pas të gjithë në pistën e Suzukas dhe ka përfituar nga dita e keqe e Sebastian Vettelit për të shkuar në +67 pikë në klasifikimin e pilotëve.

Gjermani i Ferrarit e nisi mirë garën duke rikuperuar disa pozicione, por në një tentativë parakalimi ndaj Max Verstappen gaboi në frenim dhe pati kontakt me holandezin, duke dëmtuar më shumë veten.

Në fund, Vettel përfundoi garën i gjashti, direkt pas shokut të skuadrës, Kimi Raikkonen.

Në podiumin e Suzukës u ngjitën Valtteri Bottas (Mercedes) dhe Max Verstappen (Red Bull).

Renditja në Suzuka