Please enter at least 3 characters.

Hamilton e fitoi edhe garën e fundit sezonale, i afrohet rekordit të Schumacherit

2019/12/LwisHamiltonform-2.jpg
280:"ABU DHABI, UNITED ARAB EMIRATES - DECEMBER 01: Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP prepares to drive on the grid before the F1 Grand Prix of Abu Dhabi at Yas Marina Circuit on December 01, 2019 in Abu Dhabi, United Arab Emirates. (Photo by Charles Coates/Getty Images)
12:"Getty Images

Ndonëse titullin kampion në Formula 1 e kishte fituar më herët, Lewis Hamilton fitoi lehtësisht edhe garën e fundit sezonale duke konfirmuar edhe njëherë se është pikërisht ai njeriu për t’u mundur edhe në vitin 2020.

Piloti britanik dha shenja mjaft të mira që dje në provat zyrtare ku siguroi nisjen nga starti, ndërsa të dielën menaxhoi mirë garën falë një Mercedesi mjaft të shpejtë, që i lejoi të gjejë fitoren e 11 sezonale dhe të 84-ën në karrierë, duke qenë vetëm shtatë triumfe larg Michael Schumacher.

Menjëherë pas pilotit kampion bote, u rendit Max Verstappen me Red Bullin e tij, ndërsa Ferrari u ngjit në podium me Charlles Leclerc, që nuk shkoi më shumë se vendi i tretë. Vendi i katërt për Valteri Bottas, që u nis i fundit por bëri një performancë të shkëlqyer, ndërsa piloti tjetër i Ferrarit, Sebastian Vettel e mbylli garën i pesti.

(Foto: Charles Coates/Getty Images/Guliver)

Ky sezon i Formulës 1 i kishte dhënë tashmë verdiktet më herët, ku Lewis Hamilton dhe Mercedes mbrojtën titullin kampion ashtu si kishin bërë edhe sezonin e kaluar, transmeton SuperSport.

Formula 1 do të rikthehet sërish në marsin e vitit 2020, me një sezon të ri, ku priten ndryshime të shumta.