Haliti: Në Viti 21 raste aktive me COVID-19, shtatë prej tyre janë të hospitalizuar
6:"OnLine
15/06/2020
Në Viti janë paraqitur gjashtë raste të reja me coronavirus.
Kryetari Sokol Haliti thotë për RTV Dukagjinin se nga 11 testime që janë bërë sot 6 kanë dalë pozitive.
“Raste aktive me coronavirus në Komunën e Vitisë janë 21, derisa shtatë prej tyre janë të hospitalizuar”.
Haliti thotë se ky mund të konsiderohet raundi i tretë i infeksioneve në Viti.
“Ky raund është më i vështirë për shkak të gjendjes së përgjithshme që e ka vendi me coronavirusin”, tha ndër të tjera Sokol Haliti./Telegrafi/


