Please enter at least 3 characters.

Haliti: Masakrat e shtetit serb shfaqën botërisht barbarinë

2016/05/haliti_1276.jpg

Kryetari i Degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti, ka kujtuar masakrën ndaj shqiptarëve në disa vende të Pejës.

Sipas tij, shteti serb me këto masakra shfaqi botërisht barbarinë e tij.

Postim i plotë i Halitit në Facebook:
Më 14 maj 1999 në fshatin Qyshk, Pavlan dhe Zahaq të Komunës së Pejës, nga forcat policore si dhe ato elite ushtarake dhe paraushtarake serbe u vranë dhe u masakruan barbarisht 82 civilë (të paarmatosurë) shqiptarë.Me këto masakra shteti serb shfaqi botërisht barbarinë e tij, para së cilës ishte i pavlefshëm çdo ligj lufte dhe konventë ndërkombëtare.Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe nderimi i Kombit shqiptar për të gjithë të flijuarit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.