Please enter at least 3 characters.

Halimi nga LDK reagon lidhur me vendimin e qeverisë për Klan Kosovën: Arbitrar dhe meriton reagim gjithëshoqëror

2022/12/Sibel-Halimi-zedhenese-politike-e-LDK-se-foto-Ridvan-Slivova-1-e1670090187466.jpg

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka reaguar lidhur me vendimin e MINT për pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova.

Halimi është shprehur se rasti i ndërhyrjes qeveritare në pavarësinë editoriale të Klan Kosovës, është arbitrar dhe meriton reagim gjithëshoqëror.

“Rasti i ndërhyrjes qeveritare në pavarësinë editoriale të Klan Kosovës, kinse për parregullsi në regjistrimin e biznesit është arbitrar dhe meriton reagim gjithëshoqëror!
Kosova meriton qeverisje të mirë, jo regjim! Për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova, ka reaguar edhe Sekretari Gjeneral i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutiérrez, i cili e ka cilësuar si një ditë zie për Kosovën, aktivizimin e shtetit në censurë ndaj Klan Kosovës”, ka shkruar Halimi.

Postimi i plotë:Shqetësuese paraqitja arrogante e kryeministrit Albin Kurti në konferencën për medie. Asnjë strategji konkrete për kthimin e policëve të arrestuar nga Serbia, në shtëpitë e tyre.Akuza e retorika boshe.Koordinimi me aleatët e Kosovës është domosdoshmëri emergjente e jo leksione etike ndaj tyre.Megjithëse dëmi i shkaktuar shtetit tonë, në raport me partnerët është jashtëzakonisht i madh.Mllefi ndaj gazetarëve është i patolerueshëm, të cilët rrezikuan jetën e tyre për të raportuar drejt për gjendjen e krijuar në veri. Kjo qeveri çdo ditë është duke e rrezikuar shtetësinë e jetën e qytetarëve. Ndërsa, gabimet në qeverisje mësynë t’i kompensojë me frikësimin e mediave dhe izolimin e vendit.Rasti i ndërhyrjes qeveritare në pavarësinë editoriale të Klan Kosovës, kinse për parregullsi në regjistrimin e biznesit është arbitrar dhe meriton reagim gjithëshoqëror!Kosova meriton qeverisje të mirë, jo regjim!Për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova, ka reaguar edhe Sekretari Gjeneral i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutiérrez, i cili e ka cilësuar si një ditë zie për Kosovën, aktivizimin e shtetit në censurë ndaj Klan Kosovës. /Telegrafi/