Please enter at least 3 characters.

Halil Kastrati merr përsipër ndërtimin e shtëpisë që u dogj mbrëmë në Vushtrri

Humanisti i njohur, Halil Kastrati, ka njoftuar se ka marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë së Driton Pllanës, e cila u dogj mbrëmë në fshatin Dolak të Vushtrrisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka bërë të ditur se familjes do t’i ndërtohet një shtëpi e re, duke theksuar se Driton Pllana është djali i vetëm i martirit Sabri Hashim Pllana.

“SHTËPIA DO TI BËHET E RE! Mbrëmë flakët ia dogjën shtëpinë, por shpresa po i kthehet prapë. Pas rastit të rëndë në fshatin Dolak të Vushtrrisë, ku u dogj shtëpia e Driton Pllanës, djalit të vetëm të martirit Sabri Hashim Pllana, ne kemi marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë së re për familjen e tij”, ka shkruar ai.

Kastrati ka theksuar se familja e Pllanës “dikur dha më të shtrenjtin për lirinë e Kosovës”, andaj – sipas tij – është obligim që të mos lihen vetëm në këtë moment të vështirë.

“Kjo familje dikur dha më të shtrenjtin për lirinë e Kosovës, sot është radha jonë të mos i lëmë vetëm! Me ndihmën e Zotit dhe njerëzve bamirës, kjo shtëpi do të ndërtohet përsëri!”, ka shtuar Kastrati, duke falënderuar bamirësit për përkrahjen.