Hakohet ‘Despacito’ dhe shumë këngë tjera në YouTube
10/04/2018
Hiti ‘Despacito’, i cili ka pasur mbi pesë miliardë shikime në platformën ‘YouTube’, sapo është hakuar.
Përveç këtij hiti, edhe shumë artistë tjerë, këngët e të cilëve janë postuar nga Vevo, e kanë pësuar me fshirje të këngëve nga kjo platformë, duke përfshirë këngëtarët si Shakira, Selena Gomez, Drake dhe Taylor Swift, transmeton Telegrafi.
Hakerët, të cilët njihen me nofkat ‘Prosox’ dhe ‘Kuroish’, kanë shkruar edhe “Liri Palestinës” poshtë videove. /Telegrafi/


