Please enter at least 3 characters.

Hajvalia shembull për klubet tjera, i siguron lojtarët (Foto)

2016/01/hajvalia-shembull-p-euml-r-klubet-tjera-i-siguron-lojtar-euml-t-foto_hd.jpg

Ekipi që udhëhiqet nga këngëtari Meda, i cili është kryetar i klubit, ka treguar se sa seriozisht e ka punën e klubit, transmeton Telegrafi.

Kryesia e Hajvalisë ka treguar seriozitetin e saj duke siguruar lojtarët dhe stafin teknik në rast se iu ndodh ndonjë lëndim apo aksident atyre.

Këtë lajm e ka dhënë trajneri më i mirë në Kosovë për vitin që lamë pas Ismet Munishi ku shpërndau një foto në profilin e tij në Facebook.

“Prej sodit jemi klubi i parë që i sigurojmë lojtarët. Faleminderit Siguria dhe Xhavit Pacolli”, shkroi Munishi. /Telegrafi/