Hajvalia ndal Gjilanin
11/09/2015
Ndeshja ishte shumë e tensionuar, ndërsa gjyqtari tregoi pesë herë kartonin e kuq, duke përjashtuar tre lojtarë gjilanas, një të Hajvalisë por edhe trajnerin Sunaj Keçi.
Golat për Hajvalinë i shënuan Liridon Leci dhe Shkëlqim Pacolli, ndërsa Azem Ahmeti huqi një penallti.
Gjilani mbetet në krye me nëntë pikë, ndërsa Hajvalia tashmë ka tri pikë. /Telegrafi/


