Hajrizi i dëshpëruar, kërkon ndryshime
Mitrovicasi, i cili bart fanellën verdh e zi, pas ndeshjes ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook duke treguar dëshpërimin, transmeton Telegrafi.
Hajrizi ka shkruar se ndihet keq që nuk po munden t’ia plotësojnë dëshirën tifozëve pejanë ‘Shqiponjat’, për të shënuar fitore, ndërsa ndër tjera ka kërkuar edhe ndryshime në klub.
“Të nderuar dashamirë të basketbollit, shpirti po më dhemb kur po i shoh Shqiponjat teksa brohorasin për fitore, ndërsa ekipi ynë nuk është në gjendje ta plotësojë një dëshirë të këtyre dashamirëve”.
“Konsideroj që disa vlera në kuadrin e KB Pejës nuk po shfrytëzohen sa duhet andaj dhe kemi mungesë të rezultateve. Posedimi i lojtareve me emër nuk nënkupton automatikisht rezultat pozitiv për ekipin. Që ekipi të ketë rezultate pozitive duhet funksionuar si një trup, si një shpirt dhe si një mendje me një qëllim. E që të arrihet ky qellim ne duhet të kemi motiv suksesin ekipor dhe jo atë individual”.
“KB Peja ka nevojë për disa ndryshime dhe shpresoj që ato të ndodhin me urgjencë, përndryshe rezultatet do të mungojnë. Jo çdo herë përvetësimi sa me i madh i lojtarëve nënkupton shtimin e vlerës ekipore, sepse nganjëherë reduktimi nënkupton hapje dhe frymëzim më i lirshëm ekipor. Unë thërras që klubi ynë të identifikojë përparësitë dhe dobësitë dhe kundruall këtyre faktorëve të ndërmarrë masa në të mirë të klubit tonë Peja”, ka shkruar Hajrizi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/


