Hajnat vjedhin një kasafortë me rreth 8 mijë euro në Fushë Kosovë
16/11/2020
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se një rast vjedhje ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë.
Persona të panjohur sipas ankuesit kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kanë qenë 7,848.00 €.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori kujdestar. /Telegrafi/


