Please enter at least 3 characters.

Hajnat për disa ditë rresht vjedhin pajisje elektrike në një restorant në Dubravë të Istogut

2023/02/vjedhje_hajn1.jpg
100:"Masked burglar with torch and crowbar breaking and entering into a house - shot with dramatic motion
24:"Getty Images/iStockphoto

Një person ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit dhe nga aty kanë vjedhur  të gjitha pajisjet elektrike të kuzhinës  në restorant dhe disa gjësende tjera.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur në mes datave 10-17.02.2023, në Dubravë të Istogut.

Po ashtu bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.

“Dubravë, Istog 10-17.02.2023-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit dhe nga  aty kanë vjedhur  të gjitha pajisjet elektrike të kuzhinës  në restorant dhe disa gjësende tjera. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/