Haaland kalon Cityn në epërsi ndaj Liverpoolit në derbin e javës
25/11/2023
Manchester City ka gjetur golin e epërsisë ndaj Liverpoolit në derbin e javës së 13-të në Ligën Premier.
Është sulmuesi i përhershëm, Erling Haaland, i cili ka shënuar për epërsinë 1-0.
Goli i norvegjezit erdhi në minutën e 27-të të takimit nga një goditje brenda zonës.
Ky gol u shënua pas asistimit të Nathan Ake dhe ishte i 14-ti i Haaland deri tani këtë sezon. /Telegrafi/
https://twitter.com/HojlundPR/status/1728397727531216905


