Gwyneth Paltrow për herë të parë së bashku në tapetin e kuq me të birin, shkëlqyen në premierën e filmit në Los Angeles
Aktorja Gwyneth Paltrow u shfaq dje në Los Angeles në premierën e filmit "Marty Supreme", dhe vëmendje të veçantë tërhoqi fakti që ajo shoqërohej nga djali i saj 19-vjeçar Moses Martin dhe bashkëshorti Brad Falchuk në këtë event.
Për këtë rast, Gwyneth shkëlqeu me një fustan elegant të zi pa mëngë me një çarje të thellë, një model nga linja e saj e modës Gwyn. Ajo e kompletoi stilimin me këpucë Andrea Waze, ndërsa flokët i kishte mbledhur lart në një topuz të sofistikuar për të nxjerrë në pah bizhuteritë Cartier.
Moses mbante veshur pantallona ngjyrë kafe dhe një pulovër të njëjtë me detaje blu në mëngë, dhe ndërsa pozonte, Moses përqafoi nënën e tij.
Vajza e aktores Apple Martin nuk u shfaq në event, por Gwyneth pati mbështetjen e bashkëshortit të saj Brad Falchuk.
Siç e theksoi ajo në një intervistë të mëparshme, të kalojë kohë me fëmijët e saj është veçanërisht e rëndësishme për të tani që të dy janë larguar nga shtëpia familjare.
"Po e shijoj vërtet këtë fazë të jetës sime. E dua këtë kohë me fëmijët e mi të rritur - janë argëtues, qesharakë dhe të mrekullueshëm për t'i pasur pranë", tha Gwyneth për E! News.
Ajo shtoi se nuk është e lehtë që ata nuk janë më nën çatinë e tyre: "Më mungojnë, por është gjithashtu e mrekullueshme t'i shohësh të bëhen të rritur të jashtëzakonshëm", tha ajo.


