Please enter at least 3 characters.

Guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare po kalon një fazë riorientimi sektorial

2023/05/Gent-Sejko.jpg
682:"Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Gent Sejko duke folur gjate nje konference per shtyp, ku komentoi situaten ekonomike ne Shqiperi dhe normat e interesit. Sejko tha se inflacioni pritet te pesoje ulje graduale ne tre muajt në vijim, teksa shtoi se do te rritet norma e bazes se interesit, nga niveli 2.75% ne nivelin 3.00%./r/n/r/nGovernor of the Bank of Albania, Gent Sejko, speaking during a press conference, where he commented on the economic situation in Albania and interest rates. Sejko said that inflation is expected to gradually decrease in the next three months, as he added that the base interest rate will increase, from the level of 2.75% to the level of 3.00%.
12:"MALTON DIBRA

Ekonomia shqiptare po kalon një fazë riorientimi sektorial që ka përmirësuar rritjen ekonomike, por njëkohësisht po shtron sfida të reja.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha sot në hapje të Ëorkshop-it të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, të organiazuar nga banka e Shqipërisë, se ky proces po shpejton rritjen ekonomike dhe po përmirëson pozicionin e jashtëm, por nga ana tjetër po ushtron mbi tregjet e punës dhe po trazon ekuilibrat e vendosura në vite.

“Shoqëritë, ekonomitë dhe sistemet tona financiare janë nën presion nga burime të ndryshme: luftërat, tensionet gjeopolitike në rritje, ndryshimet demografike, përshkallëzimi i ngjarjeve ekstreme klimatike, inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi i financave e parasë", tha Sejko.

"Këto sfida kanë shkaktuar pasoja negative në zinxhirët e prodhimit dhe të furnizimit, kanë ndikuar tregjet e punës dhe kanë nxitur ndryshime strukturore të cilat kanë ndikuar produktivitetin, kostot, stabilitetin e çmimeve, si dhe stabilitetin e përgjithshëm makroekonomik e financiar. Në Shqipëri, këto ngjarje po riformësojnë orientimin e ekonomisë dhe fokusin sektorial, duke nxitur rritjen në disa fusha, ndërsa po zëvendësojnë gradualisht peshën e disa sektorëve tradicionalë. Rezultat i këtij tranzicioni janë aktiviteti ekonomik i përshpejtuar, pozicioni i përmirësuar i sektorit të jashtëm dhe qëndrueshmëria e rritur. Megjithatë, ky tranzicion ushtron presion edhe mbi tregjet e punës tashmë të prekura nga emigracioni. Këto ndryshime përshkojnë ekonominë, duke trazuar ekuilibrat e vendosur dhe duke nxitur rregullime në treguesit nominal,” shtoi Sejko.

"Guvernatori tha se në këtë moment bankat qendrore ndodhen përpara sfidës për të normalizuar politikën monetare dhe bilancet e tyre, në përputhje me pozicionet e parakrizës, pa kërcënuar rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar. Ai theksoi se bankat qendrore kanë filluar të kuptojnë se objektivat e tyre dhe qëndrueshmëria afatgjatë e politikave që ndjekin, përfshijnë dimensione të shumëfishta dhe shtrihen përtej stabilitetit të çmimeve për t’u përafruar me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. Sipas tij, roli i bankës qendrore në arritjen e këtyre objektivave – qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, nëpërmjet politikës monetare dhe rregullimit financiar, edukimit dhe përfshirjes financiare – është më jetik se kurrë, jo vetëm për shoqërinë, por edhe për vetë bankën qendrore dhe suksesin e politikave të saj", shtoi Guvernatori.

“Ne kemi nisur zbatimin e dy strategjive të rëndësishme, të cilat mbështesin arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm – strategjinë e klimës dhe atë të edukimit dhe përfshirjes financiare – dhe njëkohësisht po zhvillojmë një përqasje të re me fokus mbi digjitalizimin. Këto iniciativa janë mbështetur dhe kanë përfituar nga kërkimet shkencore të Bankës së Shqipërisë në fushat e ndryshimeve klimatike, edukimin dhe përfshirjen financiare të individëve dhe të sektorit privat. Digjitalizimi i financës dhe parasë po transformon rrënjësisht panoramën ekonomike dhe atë financiare, duke ndryshuar perceptimet dhe sjelljet e publikut ndaj vendimeve monetare dhe atyre financiare. Ky ndryshim radikal kërkon qasje të reja në analizë, vendimmarrje dhe komunikim me publikun, veçanërisht përballë të panjohurave që vijnë nga teknologjitë gjithnjë në zhvillim e sipër. Rrjedhimisht, ju inkurajoj që të thelloni studimet në këto çështje kritike,” tha Guvernatori. /Telegrafi/