Guerot pas vizitës në Paris dhe takimit me presidentin Macron: Gati për vazhdimin e bashkëpunimit Francë – Kosovë
11/01/2025
Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot ka marrë pjesë në Konferencën vjetore të Ambasadorëve në Paris.
Ai në një postim në platformën X shkruan për vizitën në Paris dhe takimin në kuadër të konferencës vjetore të ambasadorëve me presidentin francez Emmanuel Macron.
“Duke u larguar nga Parisi... përsëri në Prishtinë pas Konferencës vjetore të Ambasadorëve me fjalime frymëzuese nga kryeministri Emmanuel Macron... dhe shumë takime me kolegë. Gati për vazhdimin e bashkëpunimit Francë - Kosovë në vitin 2025”, shkruan Guerot. /Telegrafi/


