Guarin mund t’i bashkohet Galatasarayt
12/07/2015
Ylli kolumbian i ‘Neroazzurrëve’, është në bisedime me gjigantin turk Galatasaray për një transferim të mundshëm në Turqi.
Sipas asaj që ka shkruar ‘calciomercato’, Guarin nuk është në planet e Roberto Mancinit dhe është i lirë të largohet.
Raportohet se kampioni aktual i Turqisë ka bërë gati gjashtë milionë euro për transferimin e kolumbianit në Stamboll.
Ndërkohë në rast transferimi në Galatasaray, Guarin do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare. /Telegrafi/


