Please enter at least 3 characters.

Guardiola "u çmend" pasi u publikua lajmi se po largohej nga Man City, iu desh t'u kërkonte falje lojtarëve

Trajneri i Manchester Cityt është i tërbuar sepse lajmi për largimin e tij nga klubi u publikua në një kohë kur skuadra po lufton me Arsenalin për titullin e kampionatit anglez.

Lajmi për largimin e Guardiolës nga Man City pas dhjetë vitesh u publikua mbrëmë nga Daily Mail, dhe gazetari i respektuar Fabrizio Romano raporton se spanjolli u tërbua pas kësaj.

Romano thotë se lajmi erdhi si një tronditje e plotë për lojtarët e Man Cityt, pasi atyre iu tha në klub të shtunën (vetëm dy ditë më parë) se Guardiola do të qëndronte.

Pra, drejtuesit e klubit padyshim donin qetësi në ekip para dy ndeshjeve të fundit të sezonit në Ligën Premier, por informacioni për largimin e Pep "rrjedhi".

Pep është i tërbuar dhe Romano zbulon se iu desh t’i “mbledhte” lojtarët në një video-thirrje vonë mbrëmë për shkak të kësaj.

Gjatë video-thirrjes, Guardiola u kërkoi falje lojtarëve dhe konfirmoi se do të largohet nga klubi në fund të sezonit. Ai u kërkoi falje atyre për mënyrën se si e morën vesh.


Ju kujtojmë se sonte Man City do të luajë ndeshjen e saj të raundit të 37-të të Ligës Premier kundër Bournemouth, dhe nëse nuk fiton, Arsenali do të jetë zyrtarisht kampion i Anglisë. /Telegrafi/