Please enter at least 3 characters.

Guardiola mezi pret bashkimin me Jesusin

2016/10/jesus-e1477601446824.jpg

Pep Guardiola ka folur me elozhe për talentin brazilian, Gabriel Jesus.

Trajneri spanjoll e vlerëson shumë sulmuesin brazilian, i cili po tregon formë shumë të mirë për skuadrën e tij dhe kombëtaren braziliane.

“Ai është 19-20 vjeç dhe luan në pozitën numër 9 për Brazilin”, ka thënë fillimisht Guardiola për mediat angleze.

“Ne jemi shumë të lumtur, ne po shohim përpara për atë kur të vije”, përfundoi trajneri i Manchester Cityt.

Ndryshe, talenti brazilian është blerë nga Palmeiras këtë verë, por është lënë në huazim deri në janar të 2017. /Telegrafi/