Please enter at least 3 characters.

Guardiola i ka telefonuar Kloppit pas triumfit në Ligën e Kampionëve

2019/06/GettyImages-844986430.jpg
265:"MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 09: Liverpool manager Jurgen Klopp (l) and Pep Guardiola react during the Premier League match between Manchester City and Liverpool at Etihad Stadium on September 9, 2017 in Manchester, England. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka treguar se çfarë i ka thënë Pep Guardiola pas triumfit në Ligën e Kampionëve në Madrid.

Sipas Goal.com, trajneri gjerman ka folur me strategun e Manchester Cityt, pak minuta pas përfundimit të ndeshjes, duke marrë urim për trofeun e ftuar.

Liverpooli e mposhti Tottenhamin me rezultat 2-0, gjersa golat i shënuan Mohamed Salah nga penalltia (pas prekjes së topit me dorë nga ana e Moussa Sissokos në zonën e rreptësisë), ndërsa golin e dytë e realizoi Divock Origi.

Liverpool (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Guardiola i ka telefonuar Kloppit për ta uruar rreth arritjes së madhe, derisa ky i fundit u mposht nga spanjolli në garën për titullin e Ligës Premier për vetëm një pikë dallim.

“Pak sekonda më parë bisedova me Pep Guardiolan në telefon. Ne i kemi premtuar njëri-tjetrit që do të luftojmë në sezonin e ri edhe më shumë. Ne do të shkojmë për gjithçka dhe do të shohim çfarë do të marrim”, ka treguar Klopp.

Duket se trajneri gjerman dhe ai spanjoll kanë raporte të mira në aspektin personal, por mbetet të shihet nëse në sezonin e ri do ta rivalizojnë njëri-tjetrin për trofeun e Ligës Premier. /Telegrafi/