Please enter at least 3 characters.

Guardiola: Humbja ndaj Real Madridit mund të thotë shkarkim për mua

2020/02/Gurdiola-e1581517577160.jpg
287:"SHEFFIELD, ENGLAND - JANUARY 21: Pep Guardiola the head coach / manager of Manchester City rubs his head before the Premier League match between Sheffield United and Manchester City at Bramall Lane on January 21, 2020 in Sheffield, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri Manchester Cityt, Pep Guardiola pranon se ai mund të pushohet nga puna nëse eliminohet nga kundërshtarët e Ligës së Kampionëve, Real Madridi.

Të dy ekipet do të përballen mes vete në raundin e 1/16-tës në garën më të madhe ekipore evropiane.

Fakti që City kurrë nuk e ka fituar titullin thjesht shton vështirësinë për ta arritur atë, ka thënë Guardiola, i cili nuk e përjashton shkarkimin nëse eliminohet.

“Kjo është arsyeja pse është kaq e vështirë ta fitosh atë. Dhe në 100 e më shumë sezone të historisë për Manchester Cityn, ishin 100 sezone të dështimit - kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Ka shumë lojtarë të pabesueshëm që i bënë të lumtur tifozët tanë, dhe tifozët tanë shijuan një pjesë të sezonit”.

“Unë e di se njerëzit thonë “Ju jeni i mirë” ose “Ju nuk jeni mjaft i mirë”. Unë e pranoj atë. Dua të fitoj Ligën e Kampionëve, ëndërroj dhe do të shijoj ndeshjet kundër Real Madridit, për të parë se çfarë mund të bëj”.

“Nëse ne nuk i mposhtim ata, atëherë do të vijë kryetari, ose drejtori sportiv dhe do të thonë “Nuk është mjaftueshëm mirë, ne duam Ligën e Kampionëve, unë do të të largoj ty”, përfundoi trajneri katalunas. /Telegrafi/