Please enter at least 3 characters.

Guardiola: Duhet ta përmbysim rezultatin, nëse e duam kualifikimin

2019/04/PepGuardiolatott-2.jpg
292:"LONDON, ENGLAND - APRIL 09: Josep Guardiola, Manager of Manchester City gestures during the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Tottenham Hotspur and Manchester City at Tottenham Hotspur Stadium on April 09, 2019 in London, England. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se skuadra e tij ka bërë paraqitje të mirë kundër Tottenham Hotspur në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ekipi i trajnerit spanjoll pësoi humbje prej 1-0 me golin e Heung-Min Son të shënuar në minutën e 78-të.

Ndërkaq, në pjesë e parë u akordua penallti në favor të Cityt, mirëpo Sergio Aguero dështoi përballë Hugo Llorisit nga pika e bardhë.

Pep Guardiola (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

"Krijuam raste, nuk ishte vetëm penalltia. E kontrolluam ndeshje, nuk i lejuam të vraponin shumë".

"Rezultati nuk është më i miri, por duhet ta bëjmë rikthimin e nevojshëm për t'u kualifikuar", ka deklaruar Guardiola për BBC Radio 5 live.

Sa i përket penalltisë së humbur, ai është shprehur: "Herën tjetër do të shënojmë. Tash duhet të përgatitemi për Crystal Palace. Nuk kemi kohe të mendojmë për Tottenhamin". /Telegrafi/