Please enter at least 3 characters.

Guardiola dhe Man City nuk i ndahen Hazardit

2018/05/Hazard-Chelsea.jpg
286:"LONDON, ENGLAND - MAY 19: Eden Hazard of Chelsea celebrates with the Emirates FA Cup Trophy following his sides victory in The Emirates FA Cup Final between Chelsea and Manchester United at Wembley Stadium on May 19, 2018 in London, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Eden Hazard vazhdon të mbetet i preferuari kryesor tek Manchester City për afatin kalimtar të verës.

Manchester City fitoi titullin e Ligës Premier këtë sezon disa javë pa përfunduar kampionati i rregullt, duke dominuar totalisht.

Megjithatë, trajneri Pep Guardiola është i interesuar të përforcojë edhe më shumë skuadrën e tij, veçanërisht sulmin për sezonin e ri.

Sipas mediumit britanik Daily Star, menaxheri i Qytetarëve, Guardiola e ka bërë Hazard objektin e tij kryesor të transferimeve të verës.

Hazard është njëri nga lojtarët më të mirë në Ligën Premier (Getty Images)

Hazard nuk pritet të jetë i lirë, por kjo nuk i intereson aspak drejtuesve të Cityt që duan të shpenzojnë për të.

City kanë gati një shifër prej 100 milionë funteve apo plot 115 milionë eurosh për shërbimet e yllit belg.

Kampioni aktual gjithashtu i ofron edhe pagë prej 300 mijë funtesh apo 341 mijë eurosh në javë për të bindur Hazardin të transferohet në Etihad.

Ndryshe, edhe para disa ditësh u raportua se drejtuesit dhe trajneri e duan me çdo kusht belgun në skuadër për sezonin e ri. /Telegrafi/