Grusht-shteti në Mianmar – punëtorët hyjnë në grevë mbarëkombëtare
08/02/2021
Punëtorët anembanë Mianmarit kanë hyrë në një grevë mbarëkombëtare, në bashkëveprim me protestat të cilat po vazhdojnë për një ditë të tretë duke bërë thirrje për lirimin e udhëheqëses së zgjedhur, Aung San Suu Kyi dhe për rivendosjen e demokracisë.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, mijëra persona janë mbledhur në Yangon dhe në Mandaly.
Kjo vjen një ditë pasi Myanmar u përball me protestën e saj më të madhe në më shumë se një dekadë, si pasojë e grusht-shtetit nga ushtria vendase; pushteti i është dorëzuar komandantit të përgjithshëm Min Aung Hlaing.
Suu Kyi dhe drejtuesit e lartë të partisë së saj Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD), përfshirë presidenti i vendit Win Myint, janë vendosur në arrest shtëpiak. /Telegrafi/


