Please enter at least 3 characters.

Grupi H, grupi i vdekjes në LK për sezonin 2017/18 (Foto)

2017/08/DIAvdGjXkAA9Y34-e1503596725518.jpg

Pas shumë emocioneve ka përfunduar edhe ceremonia për hedhjen e shortit për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve për sezonin 2017/18.

Dhe normalisht gjithë sytë janë të kthyer nga kampioni aktual, Real Madridi, i cili është pjesë edhe e 'Grupit të vdekjes'.

Los Blancos janë në 'Grupin H' së bashku me Borussia Dortmund, Tottenham Hotspurs dhe APOEL.

Spanjollët janë favorit për të përfunduar në vendin e parë, por ata nuk do ta kenë aspak të lehtë.

Një tjetër grup i vështirë është edhe Grupi C: Chelsea, Atletico Madrid, Roma, Qarabak. /Telegrafi/