Please enter at least 3 characters.

Gruaja plagos burrin në Korçë, e godet me hekur në kokë

Një konflikt në familje ka ndodhur të hënën në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës.

Raportohet se shtetasja D.B ka goditur me sende të forta në kokë bashkëshortin N.B.

I plagosuri është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat bashkëshorten për ta marrë në pyetje lidhur me rastin./Euronews Albania