Please enter at least 3 characters.

Griezmann: Nuk më intereson Topi i Artë, dua Kupën e Botës me Francën

2018/07/Griezmann.jpg
174:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 12: Antoine Griezmann of France looks on during a France trainig session on July 12, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Antoine Griezmann ka thënë se është i gatshëm të ndajë ambiciet personale pasi synon të udhëheqë Francën drejt triumfit në Kupën e Botës të dielën.

Futbollisti i Atletico Madridit ka shënuar tre herë për Les Bleus dhe ka asistuar në dy të tjerë, duke ndihmuar kombëtaren e tij në rrugën e tyre deri në finalen e së dielës në Moskë kundër Kroacisë.

Kundërsulmimet kundër Argjentinës, Uruguait dhe Belgjikës kanë rezultuar me sukses nga skuadra e Didier Deschamps, të cilët nuk kanë luajtur domosdoshmërisht futboll të bukur, por që kanë treguar se janë një ekip i suksesshëm.

Griezmann do Kupën e Botës me Francën (Getty Images)

Si një nga yjet e tyre, është e natyrshme që Griezmann ka qenë i lidhur me nderime të mëdha individuale, të tilla si Topi i Artë.

Por, sulmuesi 27-vjeçar nuk ka interesim aq të madh për çmimin individual, aq sa dëshiron ta fitojë trofeun e Kupës së Botës me Francës.

"Është një shans për të fituar Kupën e Botës, jo Topin e Artë", ka thënë fillimisht Griezmann.

"Nuk më intereson nëse fitoj Topi i Artë apo jo - do të jepja gjithçka për të qenë një kampion bote", përfundoi francezi. /Telegrafi/