Please enter at least 3 characters.

Grealish i ka dhënë fjalën Unitedit, ka pranuar kushtet e kontratës me Djajtë e Kuq

2020/02/GettyImages-1199045750.jpg
280:"BIRMINGHAM, ENGLAND - JANUARY 12: Jack Grealish of Aston Villa takes on Joao Cancelo of Manchester City during the Premier League match between Aston Villa and Manchester City at Villa Park on January 12, 2020 in Birmingham, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Jack Grealish është zbulimi i këtij sezoni në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Mesfushori ofensivë ka shkëlqyer me Aston Villën, duke qenë lojtari kryesor i tyre këtë edicion.

24-vjeçari ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 27 takimet e luajtura këtë edicion me Aston Villën.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të vihen pas tij, por duket se garën e ka fituar Manchester United.

Jack Grealish. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)

Mediat angleze kanë raportuar se lojtari i ka dhënë fjalën Unitedit dhe do të transferohet në verë në Old Traford.

Madje thuhet se Grealish ka pranuar edhe kushtet personale të kontratës me Djajtë e Kuq.

Tani i mbetet dy skuadrave që të gjejnë një marrëveshje për transferimin e tij në Teatrin e Ëndrrave.

Besohet se transferimi i anglezit do t’i kushtojë Unitedit më shumë se 50 milionë euro. /Telegrafi/