Please enter at least 3 characters.

Granit Xhaka uron bashkëshorten për ditëlindje: Pas një burri të suksesshëm gjithmonë fshihet një partnere e mrekullueshme

2023/03/Screenshot_13-26-e1680276250717-780x439-gigapixel-standard-scale-2_00x.jpg

Ditën e sotme (e premte) feston ditëlindjen bashkëshortja e futbollistit Granit Xhaka, Leonita Lekaj.

Ajo me këtë rast ka marrë urime të shumta dhe një më i veçantë nuk mungoi as nga partneri i saj.

Ylli shqiptar ka shpërndarë disa fotografi në InstaStory, me anë të të cilave ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për gruan.

Foto: Screenshot/Instagram

“Zemra ime. Je personi me zemrën më të mirë që kam takuar ndonjëherë. E meriton për çdo gjë të mrekullueshme që ka ndodhur në jetën tënde”, tha ai.

“Për një burrë me sukses gjithmonë fshihet një partnere e mrekullueshme. Të dua përgjithmonë”, vazhdoi Xhaka.

Foto: Screenshot/Instagram

Çifti i famshëm kujtojmë që janë martuar para gjashtë vitesh, saktësisht në 2017.

Ata tani janë prindër të dy vajzave: Laneya dhe Ayana Xhaka. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram