Please enter at least 3 characters.

Granit Xhaka optimist: Kualifikimin e kemi në dorë, mjafton që Suedia ta mposhtë Kosovën

Mesfushori Granit Xhaka është i qartë se Zvicra e ka kualifikimin në “dorë” ku e tëra që duhet të bëjnë është të fitojnë me Slloveninë dhe njëkohësisht Suedia ta mposhtë Kosovën.

Ylli shqiptar që shënoi golin në fitoren 0-2 të Zvicrës beson se për Suedinë që të kualifikohet si lider gjasat janë minimale.

“Nuk e di nëse është e sigurt që Suedia do ta marrë vendin e dytë, por shpresoj që ne ta marrim të parin. E kemi gjithçka në duart tona – nëse fitojmë kundër Sllovenisë dhe Suedia mund Kosovën, atëherë jemi të kualifikuar”.

Kapiteni i Zvicrës u shpreh i habitur nga paraqitjet e Suedisë në këto kualifikuese, duke pasur parasysh emrat e mëdhenj që përfaqësojnë skuadrën skandinave.

Granit Xhaka

“Jam vërtet i befasuar që Suedia ka vetëm një pikë. Kanë shumë cilësi në ekip, por kjo është futbolli. Ndonjëherë nuk është e lehtë kur ke shumë emra të mëdhenj bashkë në një skuadër”.

“Nuk dua të flas shumë për Suedinë. Ne e merituam plotësisht fitoren dhe duhet të na jepet krediti për këtë”.

Suedisë i mbetet një mundësi për të reaguar – të hënën përballet me Kosovën në “Ullevi Stadium” të Goteborgut, në një sfidë që mund të vendosë shumë për fatin e tyre në kualifikime.

Ndërkohë, kujtojmë Kosova e befasoi Suedinë me një fitore 2-0 në “Fadil Vokrri” ndërsa po ëndërron ta bëjë të njëjtën sërish./Telegrafi/